Shërohet pacientja e parë me koronavirus në Vushtrri

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka njoftuar se është shëruar pacientja e parë me koronavirus.

Tahiri përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se pacientja e shëruar sot do të lirohet për në shtëpi.

“Pacientja e parë në Vushtrri me koronavirus tashmë është shëruar. Ajo sot lirohet nga Klinika Infektive. Sonte presim ende lajme të mira. Pas çdo vështirësie vie lehtësimi, këtë betejë po e fitojmë bashkë. Faleminderit punëtorëve shëndetësor ata janë heronjt tanë. Faleminderit qytetarëve për patriotizmin qytetar. Ju ftoj të vazhdojmë me angazhim e disciplinë, ti respektojmë masat dhe të ndihmojmë qytetin e qytetarët.#rrinshpi ruaje vetën, kujdesu për familjen, ruaje qytetin”, ka shkruar Xhaferi.

Deri më tani janë regjistruar 21 raste me koronavirus në qytetin e Vushtrrisë.