Shërohet nga COVID-19, 98 vjeçari nga Maqedonia

Pas 20 ditëve shërim në Klinikën Infektive në Shkup, Kiro Ristov nga Demir Kapija u lëshua në shtëpi për trajtim mjekësor paliativ.

98 vjeçari nga Demir Kapija thotë se nuk e ka pasur lehtë që të ngadhnjejë virusin dhe të jetë përsëri i shëndoshë.

“Mirë që përfundoi. Tani kam pak ftohtë jashtë, ku është vetura që të shkojmë” tha shkurtimisht Ristov pas daljes nga spitali. Ai ka lindur në vitin e largët 1923.

Djali i tij apelon që të kenë kujdes qytetarët tjerë pasi nuk do që të kenë vështirësi si babai i tij.