Shërohet nga coronavirusi kryetari i Gazi Babës


Kryetari i komunës së Shkupit, Gazi Babë, Boris Georgievski është shëruar nga coronavirusi dhe ka dal nga Klinika e Sëmundjeve Infektive në Shkup.

“Unë dua t’ju informoj se pas dy testeve negative, unë u largova nga Klinika për Sëmundje Infektive dhe që nga sot jam në shtëpi dhe vazhdoj me mjekim në shtëpi. Dua të falënderoj të gjithë ekipin mjekësor të Klinikës për sakrificën dhe guximin e tyre të jashtëzakonshëm për të ndihmuar çdo pacient që lufton me COVID-19.

Nga ana ime, si një shenjë falënderimi për heroizmin dhe përkrahjen e të gjithë stafit mjekësor, sot dhurova 10 humidifikues oksigjeni dhe 1 monitor dixhital të presionit të gjakut në Klinikën e Sëmundjeve Infektive”, ka shkruar kryetari në profilin e tij në Facebook.