Shërohen mjekët në Spitalin e Vushtrrisë, ja edhe sa infermierë vazhdojnë të trajtohen për Covid


Në Spitalin e Vushtrrisë janë shëruar të gjithë mjekët që kanë qenë të infektuar me Covid-19, ndërkaq tetë infermierë vazhdojnë të trajtohen për këtë sëmundje.

Në këtë spital në 24 orët e fundit sipas raportit zyrtar janë duke u trajtuar gjithsej 31 pacientë, prej të cilëve 3 janë të intubuar në respiratorë.

Spitali ka njoftuar se me maskë CPAP janë duke u trajtuar 2 pacientë, ndërsa me oksigjenoterapi 24 persona.