Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e situatës së koronavirusit njoftoi se në 24 orët e fundit ka një rritje të rasteve me COVID-19. Ndërkohë që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 820 qytetarë ndërsa 70 % e tyre janë shëruar. Aktualisht janë 219 persona aktivë me COVID-19.
Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 270 testime për persona të dyshuar me COVID-19 dhe prej tyre rezultojnë 17 raste pozitive. 11 prej të prekurve janë kontakte të rasteve të mëparshme pozitivë me COVID19, ndërsa për 6 të prekur po vijon hetimi epidemiologjik në terren.
Rastet pozitive të ditës së sotme janë të shpërndara përkatësisht, 9 raste në Tiranë, 5 raste në Krujë dhe Kamza me 3 raste, vatër familjare.