Shërohen 200 pacientë, bëhet plan për kthimin e jetës në normale

Në shtet sot në mëngjes përfundoi karantina më e gjatë 85 orëshe e cila i mbajti qytetarët në shtëpi gjatë festave të Pashkëve. Efektin nga masat e tilla restriktive qëllimi i të cilit është parandalimi i përhapjes së koronavirusit, autoritetet e presin në fillim të muajit maj, për kur edhe paralajmërojnë se do të fillojë lehtësimi i disave prej tyre dhe kthimi i jetës në normale.

Numri i pacientëve të shëruar nga koronavirusi në shtetin tonë ka arritur 200, pasi dje kishte më shumë të shëruar – 21, nga rastet e reja të regjistruara – 18. Numri i përgjithshëm i të infektuarve është 1,225 persona.

Po përforcohen masat e buta në mënyrë që të mos ashpërsohen ato restriktivet. Në rrjedhë janë përgatitjet për zbutjen e restriksioneve.

Kjo nuk do të ndodhë brenda natës. Që të sigurohet zbutja, duhet paraprakisht të gjithë së bashku ta sigurojmë mbrojtjen – maska/shamia, dy metra distancë, mosgrupim. Qëllimi nuk është të ndëshkohet, por të sigurohet respektim sa më i gjerë i masave, nga të gjithë, brifojnë nga Qeveria.

Mbajtje e detyrueshme e maskës, shamisë, shallit apo çfarëdo qoftë për t’u mbuluar goja dhe hunda, nga e mërkura në Prilep., Kumanovë dhe Tetovë. Qëllimi është të krijohen kushte për më shumë lëvizje, e më pas të garantohet mbrojtja.

Autoritetet rekomandojnë që qytetarët ta reduktojnë daljen nga shtëpitë e tyre edhe atë për arsye më të nevojshme, për shkak të shkuarjes në punë, si dhe dalje nga shtëpia e tyre vetëm të një anëtarësi të familjes për shkak të blerjes së gjërave ushqimore dhe ilaçeve nga marketet dhe baratoret.

Prej sot ndalohet transporti i organizuar i udhëtarëve gjegjësisht ndalesë për hyrje dhe dalje në dhe nga rajoni i Komunës së Tetovës dhe të gjitha komunave përreth.

Në 24 orët e kaluara janë bërë 263 teste. Përmes ISHP-252, përmes Sistinës me metodën PCR -11. Deri më tani në vend, janë kryer gjithsej 12.133 teste të Kovid -19.

Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile në Shkup, janë pranuar tre pacientë nga Shkupi, Struga dhe Prilepi me gjendje të mesme deri të rëndë dhe gjendje të rëndë. Gjithsej 56 u shtruan në spital, 18 prej të cilëve janë me mbështetje të oksigjenit dhe tre në ventilim mekanik.

Në SPQ “8 Shtatori”,janë pranuar 15 pacientë të rinj. Pacientët e dyshuar që kanë marrë rezultat negativ janë transferuar në reparte të tjera dhe aktualisht në repartin për kovid-191, janë të hospitalizuar 34 pacientë të konfirmuar dhe të dyshuar. Nëntë pacientë kanë pasqyrë klinike më të rëndë dhe gjashtë janë në aparatin respirator .

Në spitalin e Manastirit, 14 pacientë janë shtruar në spital dhe të dyshuar për kovid, ndërsa në mjekim shtëpiak përcillen edhe 15.

Për momentin, në spitalin e Shtipit mjekohen pesë pacientë pozitivë në kovid, të gjithë në gjendje të qëndrueshme, ndërsa 19 pacientë janë duke u trajtuar në shtëpi, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Shëndetësisë.