Shërbimi i KB-së: Masat e karantinimit shkaktuan shtrenjtim të lëndëve narkotike


Masat për kontroll të kufijve për shkak të koronavirusit, kufizimet për lëvizje dhe anulimi i fluturimeve e kanë rritur çmimin e lëndëve narkotike në mbarë botën dhe e pengojnë qasjen deri tek to, thuhet në raportin e Shërbimit të KB kontrollit të narkotikëve dhe parandalimit të krimit.

Pandemia ka efekt ndaj prodhimtarisë së narkotikëve në rajone të ndryshme dhe tregtisë së tyre.

Për shkak të rritjes së çmimeve dhe zvogëlimit të pastërtisë, shumë të varur transferohen në substanca, siç është për shembull – nga heroina në opijate sintetike ose kërkojnë trajtim.

Numri i madh i konfiskimeve të heroinës në Oqeanin Indian mund të thotë edhe rritje të trafikimit me heroinë në Evropë përmes ujit, kumtoi KB-ja. Mungesa e fluturimeve ka efekt shumë të madh ndaj trafikimit me droga sintetike, duke përfshirë edhe metammfetaminë, ndaj vendeve si Koreja e Jugut, Japonia dhe Australia.

Në Afganistan, prodhuesi më i madh botëror i heroinës. do të mund të prishet procesi nëse punëtorët nuk kanë mundësi ose nuk duan të punojnë.

Vetëm trafikimi me kanabis është i paprekur – i cili prodhohet në zonën ku do të shitet, thuhet në raport.

Ulja e trafikimit ndërkombëtar gjithashtu mund të sjell deri në mungesë të prekusorëve të shfrytëzuar për prodhimin e heroinës. Në një afta të gjatë, ulja ekonomike për shkak të pandemisë mund ta ndryshojë tregun e narkotikëve, kumtoi Shërbimi i KB-së për kontroll të narkotikëve dhe parandalim të krimit./