Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së parashikon numrin e viktimave nga tërmeti vdekjeprurës në Turqi: Mund të shkojë deri në 10 mijë persona


Numri i të vdekurve nga tërmeti i fuqishëm që goditi Turqinë jugore në orët e para të mengjesit të kësaj të hëne mund të arrijë deri në 10,000 persona, tha Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS), shkruan CNN.

Sipas vlerësimeve të saj, USGS tha se ka një shans 47% që numri i viktimave të arrijë midis 1,000 dhe 10,000 njerëz, ndërsa ka një shans 27% që të arrijë midis 100 dhe 1,000 dhe një shans 20% që të arrijë midis 10,000 dhe 100,000.

Vlerësimet e USGS-së vijnë nga modelimi i bazuar në tërmetet historike në rajon, popullsia e ekspozuar ndaj lëkundjeve më të rënda dhe cenueshmëria e strukturave në zonat më të goditura.

“Pritet të rritet numri i viktimave dhe dëmëve,” tha USGS në raport.

Raporti vlerëson gjithashtu se humbjet ekonomike do të jenë midis 1 miliard dollarë deri në 10 miliardë dollarë, të cilat mund të arrijnë deri në 2% të PBB-së së Turqisë.

Deri më tani, më shumë se 500 njerëz janë konfirmuar të vdekur dhe më shumë se 3,000 të tjerë të plagosur në Turqi dhe Siri, sipas zyrtarëve dhe mediave shtetërore.