Shenzheni, qyteti i parë në Kinë që pritet të ndalojë konsumimin e qenve dhe maceve


Shenzheni pritet të bëhet qyteti i parë në Kinë që do të ndalojë konsumimin e qenve dhe maceve, nëse miratohet një projekt rregullore e lëshuar nga komuna, raporton The Guardian.
Kjo është një shtytje më e gjerë për të kufizuar konsumimin e kafshëve të egra, transmeton Koha.net.
Të hënën, Kongresi Popullor Kombëtar i Kinës lëshoi një urdhër për të ndaluar konsumimin mishit të të gjitha kafshëve të egra dhe më pas për të kufizuar edhe tregtinë në nivel vendi.

Këto masa pritet të përfshihen në ligjin për mbrojtjen e kafshëve të egra, që pritet të bëhet më vonë gjatë këtij viti.
Ky vendim vjen si përgjigje pas shpërthimit të koronavirusit (Covid-19), pasi mendohet se e ka origjinën nga shitja e mishit të kafshëve të egra të shitura në tregun e Wuhanit, provincën Hubei, në fillim të dhjetorit.
Megjithatë, ky vendim i Shenzhenit për ndakimin e konsumimit të mishit të qenve dhe maceve nuk është një përpjekje për të zvogëluar transmetimin e sëmundjes, por si një aspekt i veëantë ndërmjet njerëzve dhe kafshëve shtëpiake, që është quajtur edhe si “konsensusi i civilizimit njerëzor”.

“Shenzhen mund të jetë në gjendje ta bëjë këtë, pasi është një qytet progresist në shumë mënyra”, thotë Deborah Cao, profesoreshë në Universitetin Griffith të Australisë dhe eksperte në mbrojtjen e kafshëve në Kinë. “Shumë shpresoj se kjo të ndodhë”.