Shënohet viktima më e re nga Covid-19 në Francë, humb jetën 16-vjeçarja

Fytyra e buzëqeshur e një adoleshnteje me emrin Julie ishte në faqet e para të internetit sot në. Nxënësja 16-vjeçare është viktima më e re në vend e koronavirusit.

Motra e saj, Manon, ka paralajmëruar se vdekja e saj tregon se të gjithë janë një rrezik nga Covid-19, shkruan BBC.

“Julie sapo pati një kollë të lehtë javën e kaluar dhe u përkeqësua me mukozën në fundjavë. Të hënën ata shkuan për të parë mjekun dhe kjo ishte kur ajo u diagnostikua me shqetësim të frymëmarrjes. Ajo nuk kishte më sëmundje të veçantë më parë”, tha Manon për gazetën Le Parisien .

Deri më tani në Francë janë shhënuar 1,696 viktima dhe 29,155 të infektuar nga Covid-19.