Shënohet vdekja e parë nga koronavirusi në Kosovë

Sot ka ndërruar jetë 82 vjeçari i infektuarit me koronavirus nga fshati Dumnicë i Podujevës. I njëjti ka qenë babi i personit që ka ardhur nga Italia dhe që ka rezultaur pozitiv me koronavirusi.

82 vjeçari ka pasur edhe sëmundje tjera por njëkohësishtë ka qenë i prekur edhe me koronavirus, dhe i shtruar në Klinikën Infektive në QKUK.

Lajmi është konfirmuar nga familjarët e tij, djali i tij përmes një postimit në Facebook, ka shkruar se babi i tij sot ka ndërruar jetë dhe se ceremonia mortore do të bëhet vetë me rrethin e ngushtë.

Nga e njëjta familje kanë qenë të prekur babai, djali dhe vajza.