Shënohet edhe viktima e 16 e aksidentit tragjik nga 13 shkurti në Llaskarcë

Shënohet edhe viktima e 16 e aksidentit tragjik të 13 shkurtit në Llaskarcë. Bëhet fjalë për vajzën 19 vjeçare e cila ishte në gjendje kritike që nga momenti kur ndodhi aksidenti, ndërsa për ta shpëtuar mjekët vendosën t’i amputojnë njërën këmbë e cila nga dëmtimi i madh i rrezikonte atëhere jetën. Megjithatë, edhe pas amputimit të këmbës 19 vjeçarja nuk arriti të mbijetojë dhe sot ka ndërruar jetë. Trupi i pajetë i 19 sot është dërguar për autopsi, ndërsa familjes për varrim do ti jepet gjatë ditës së nesërme. Të gjith viktimat e aksidentit tragjik nga muaji i kaluar ishin nga territori i Gostivari dhe shumica prej tyre ishin të rinjë. Të gjithë viktimat punonin ose studionin në Shkup dhe natën e 13 shkurtit ktheheshin për në Gostivar në shtëpitë e tyre. Ndryshe, hetimi mbi aksidentin tragjik përfundoi para disa ditësh, prej ku disa persona përfunduan në paraburgim.