Shënohet dita ndërkombëtare e cicëronëve – Xhiro pa pagesë nëpër Shkup

Turistët vendor sot kishin mundësinë që pa pagesë nga ciceronët të mësojnë gjëra të reja historike për Shkupin.
Turneun e organizoi Asociacioni i ciceronëve turistik të Maqedonisë, ndërsa xhiroja filloi nga muzeu i “Nënë Tereza”, përmes sheshit “Maqedonia” deri në Çarshi e më pas vazhdoi më tej.
Kjo u bë në ditën ndërkombëtare të ciceronëve.

“Për atë qëllim ne Asociacioni i Maqedonisë i ciceronëve turistikë u mblodh këtu me idenë që ta ripërtërijmë atë traditë dhe shpresoj se do të vazhdojë kështu. Do të bëjmë një xhiro të vogël në qytet që sadopak të shënohet kjo ditë dhe në të njëjtën kohë qytetarët që janë të interesuar të mësojnë disa gjëra që ne ciceronët ia tregojmë turistëve të huaj”, tha Dimitar Kavrakov, kryetar i Asociacionit Maqedonas.

Qytetarët e interesuar u mblodhën në një grup dhe po dëgjonin udhëheqësen duke shpjeguar pikat se ku do të shkojnë. Ata ishin të interesuar për gjërat që nuk i dinin për kryeqytetin.
“Si e lindur në Shkup vlerësoj se nuk e njoh mjaftueshëm sepse ka disa vende që asnjëherë si kam parë as nuk më ka çuar rruga andej”.
“Unë jam i moshuar dhe mendoj se di mjaftueshëm, por asnjëherë nuk është vonë për të mësuar diçka të re”.
Nëse në disa sektorë pandemia kishte ulur punën për 50%, tek ciceronët puna u ndal 100% ,tha kryetari Kavrakov.

“Ende problemet janë shumë të mëdha, sepse nuk është e largët koha kur ne punonim shumë mirë dhe ju jeni dëshmitarë të grupeve turistike dhe turneve nëpër rrugën “Maqedonia” që ne i shërbenim. (04.04-30) Gjatë pandemisë, periudha më e tmerrshme ishte 2020, kur përqindja e grupeve ra në 0%. 2021 ishte sa të mos themi aspak dhe më duhet ta pranoj se ata të cilët merren vetëm me këtë profesion e përjetuan shumë vështirë”, tha më tej Kavrakov.

Xhiroja u zhvillua në tre terminë, në orën 12, 13 dhe 14, ndërsa ciceronët theksuan se ata quhen ambasadorë të Maqedonisë sepse nëpërmjet tyre turistët njihen me Maqedoninë dhe pastaj e prezantojnë Maqedoninë në vendet e tyre./TV21/