Shëndeti i qytetarëve gjithmonë është prioritet për komunën e Sarajit

Gjatë ditës së sotme Komuna e Sarajit në bashkëpunim me Sektorin për Punë të Mbrendshme Shkup – Njësia Rajonale Matkë kanë organizuar akcion për shpërndarjen e mjeteve dezinfektuese dhe maska mbrojtëse në Matkë.

Ndarja e mjeteve dezinfektuese dhe maskave mbrojtës është në interes të qytetarve tonë dhe mbrojtje nga Covid 19, gjithashtu ju bëjme apel për kujdes maksimal dhe ti respektojnë rekomandimet që mos te shperndahet pandemija.
Gjithashtu gjatë ditës së djeshme para namazit të xhumas komuna e Sarajit ka shperndarë mjete dezinfektuese dhe maska mbrojtëse.