Shembet vlera e Bitcoin – Miliarda zhduken nga tregu i kriptovalutave pas rënies së papritur 9%

Tregu i kriptovalutave ka pësuar pak më parë një rënie dramatike duke zhdukur rreth 9 të të gjithë vlerës. Kriptomonedha Bitcoin shënoi rënien rekord prej 8.8% në 24 orët e fundit, ndërsa valuta të tjera kishin rënie edhe më të mëdha, mes të cilave Ethereum, me 11.1%. Zhvillimi duket se vjen pas rritjes drastike të volumit të tregtimeve të sektorit, teksa njerëzit përpiqen të heqin qafe kriptovalutat që zhvlerësohen, duke spekulluar per te perfituar sa me shumë.

Volumi i tregut “kripto” para rënies ishte rritur me 113%, sipas grupit gjurmues CoinMarketCap, shkruan britanikja Independent.
Rënia e fundit do të thotë se monedha bitcoin ka rënë nën vlerën $40,000, të cilën shumë analistë e tregojnë si një faktor të rëndësishëm psikologjik të masës së dëmit.Ky mund të jetë gjithashtu një sinjalizim se fenomeni i njohur si “dimri i kriptovalutave” është i vërtetë.Bitcoin kishte sivjet nisjen më të keqe të një viti me rënie të theksuar.

Performanca e dobët është në kontrast të thellë me shkëlqimin në fund të vitit të shkuar kur në muajin nëntor 1 Bitcoin preku vlerën e thuajse $70,000 – ndërsa tani është 44% më poshtë rekordit. Ekspertë optimistë thonë se bitcoin dhe kriptovlautat e tjera do të ringjiten në nivelet e mëparshme, në formën e një mbrojtjeje kundër inflacionit. Por inflacioni ka qenë gjithsesi aktiv dhe çmimet e monedhave kripto kanë vijuar rënien.