Shembet muri mbajtës mbi Klinikën e Sëmundjeve të Fëmijëve, nga Qendra për Menaxhimin e Krizave thonë se është çështje orësh kur do të bjerë i gjithi

Një pjesë e murit mbajtës në rrugën “Belgradska”, e cila kalon mbi Qendrën Klinike “Nëna Terezë” mbi Klinikën e Sëmundjeve të Fëmijëve, është shembur këtë mëngjes, informon Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK). Informacioni për shembjen e murit u dërgua sot nga qytetarët në numrin e emergjencës 112.

Drejtori i QMK-së, Stojançe Angelov, ka shpërnda në njvideo anga vendi ku është shembur muri, ai apeloi tek Ministria e Shëndetësisë, Qyteti i Shkupit dhe Komuna Qendër të ndërmarrin urgjentisht masa për të zgjidhur këtë rrezik për qytetarët. Ai tha se është çështje ditësh, ndoshta edhe orësh, kur do të shembet edhe pjesa tjetër e murit, poshtë të cilit janë të parkuara automjete dhe kalojnë njerëz që hyjnë në kompleksin e qendrës klinike.

“Nën këtë rrugë ‘Belgradska’, e cila ndan qendrën klinike nga shtëpitë mbi të, ekziston një sistem pusetash dhe kanalesh nëntokësore të cilat janë në pronësi të papërcaktuar dhe në gjendje të keqe, që nuk mund të përthithin ujin nëntokësor që vjen nga shpatet e Vodnos, duke bërë që ai të del këtu te muri dhe të dëmtojë më tej stabilitetin e tij, si dhe të vetë rrugës,” tha Angelov.

Në skenarin më të keq, tha Angelov, ekziston mundësia që automjetet që kalojnë në këtë rrugë të ngushtë me dy kalime të shkaktojnë rrëzimin jo vetëm të murit, por edhe të një pjese të rrugës, duke çuar në një tragjedi më të madhe që do të përfshijë edhe automjete.

Sipas tij, problemi me gjendjen e keqe të murit, i cili kishte anuar dhe për të cilin ekzistonte rreziku të rrëzohej, ishte raportuar që në nëntor të vitit 2022. Atëherë, siç tha Angelov, të gjitha institucionet kompetente, duke përfshirë Ministrinë e Shëndetësisë, Qytetin e Shkupit dhe Komunën Qendër, ishin informuar, dhe gjithashtu ishte informuar edhe Ministria e Brendshme për marrjen e masave të nevojshme për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve.

“Janë në rrezik jetët e njerëzve, por edhe pasuria, pra automjetet që janë të parkuara nën vetë murin,” tha Angelov.