Shekerinska: U pa se kush me të vërtetë është për NATO dhe BE, e kush ka manipuluar

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska sot i falënderoi 80 deputetët në Kuvend të cilët votuan për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit të mbrojtjes dhe e uroi ekipin më të gjerë të MB-së dhe të Armatës, i cili e përgatiti në vitin e kaluar.

Me këtë ligj, sqaroi ajo në konferencën e sotme për shtyp, janë përcaktuar të gjitha mekanizmat tanë të brendshëm për praktikimin e anëtarësimit në NATO. Sipas Shekerinskës, me Ligjin e mbrojtjes do të ecim tutje nga mbrojtja individuale, në sistemin e mbrojtjes kolektive, që është, potencon, edhe përfitimi më i madh i dukshëm nga anëtarësimi në Aleancë.

Ajo theksoi se me Ligjin e mbrojtjes plotësisht është rregulluar se si do të zbatohet neni pesë nga Marrëveshja Veriatlantike, i njohur si të gjithë për një, një për të gjithë, nen që i detyron anëtarët e Aleancës që të mbrojnë njëri-tjetrin dhe e garanton frymën e solidaritetit dhe mbrojtjes kolektive.

“Ai është nen që për një shtet si ky i yni, relativisht i vogël, në rrethana komplekse rajonale, globale, na e jep mundësinë që të ndjehemi më të mbrojtur, më të sigurt, sepse sulmi i një anëtari, rreziku ndaj një anëtareje, është sulm dhe rrezik për të gjithë. Për këtë anëtarësimi në NATO është sukses, siguri dhe sovranitet i shtetit tonë”, tha Shekerinska dhe shtoi se është sukses që të jemi në mesin e 30-të anëtareve në këtë klub, ndërsa fitore është që të jemi anëtarja e 30-të e Aleancës.

Para selisë së NATO-s në Bruksel, informon ajo, sot për përgatitet hapësirë dhe po ngritet shtiza e cila po e pret flamurin tonë dhe është çështje ditësh se kur flamuri ynë do të qëndrojë i barabartë bashkë me 29 flamujt e tjerë të anëtareve të Aleancës.

“Ne i përmbushim premtimet tona, e mbajtëm fjalën tonë dhe para qytetarëve dhe para aleatëve në NATO. E përmbushëm aspiratën tonë tridhjetëvjeçare të qytetarëve që ky shtet të jetë pjesë e Aleancës së fuqishme, të përfshihen drejtë NATO-s”, theksoi ministrja Shekerinska.

Tentimet për manipulime nga ana e opozitës në Kuvend, vlerësoi Shekerinska, nuk ndihmuan në ditët e fundit, por ishin test, nënvizoi mes tjerash, të mos lejojmë kurrfarë alibi që të pengohet qëllimi i përbashkët”, anëtarësimi në NATO.

“Ato tentime ishin edhe tentime për manipulim për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. U pa se kush me të vërtetë është për anëtarësim në BE dhe në NATO, e kush kishte bërë kalkulime partiake. Kuvendi u shpërnda, të gjitha ligjet e rëndësishme u miratuan, ndërsa zgjedhje më 12 prill ka dhe si edhe deri më tani edhe në ato zgjedhje do të fitojë e vërteta, e jo gënjeshtra”, porositi ministrja e Mbrojtjes.

Nuk është i vërtetë argumenti se opozita ishte kundër Ligjit të mbrojtjes për shkak të emrit të Armatës, sepse para vetëm se disa javëve edhe deputetë të VMRO-DPMNE-së votuan për Ligjin për shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, u përgjigj Shekerinska në pyetjen e gazetarëve se a është argumenti i vetëm për opozitën e cila dje nuk mori pjesën në votimin e Ligjit për Mbrojtje ai që po e ndryshon emrin zyrtar të Armatës.

“Argumentet ishin gënjeshtra, e jo e vërtetë”, potencoi Shekerinska.

Ajo shtoi se opozita nuk ka mundur të gjejë asnjë gjysmë argumenti që të kundërshtojnë miratimin e Ligjit të Mbrojtjes.

“Për çështjet më të rëndësishme luajnë në imtësi partiake, për interesat më të mëdha shtetërore luajnë në hollësi dhe personalisht”, tha ministrja Shekerinska.

Sa i përket Ligjit të mbrojtjes, ajo përkujtoi se i njëjti kishte hyrë në procedurë kuvendore në gusht të vitit të kaluar në procedurë të rregullt dhe në debatet e komisionit, siç tha, nuk ishte dhënë asnjë propozim për ndryshim thelbësor.

“Kur duhej të votohej Ligji për ratifikimin e anëtarësimit tonë në NATO, VMRO-DPMNE-ja e dinte se edhe me votat e tyre dhe pa votat e tyre, ai ligj mund të miratohet. Dhe për këtë ishin aty, erdhën që të fotografohen me ngritjen e flamujve dhe të thonë se edhe ata ishin për NATO, por të paktën ishin aty dhe votuan”, tha mes tjerash Shekerinska.