Shekerinska: Të gjitha shtetet e NATO-s kanë mungesë të vaksinave


Duke u përgjigjur në pyetje, se si është e mundur që një shtet anëtar i NATO-s të mos ketë vaksina anti-Covid, ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska ka deklaruar se kjo nuk po ndodh vetëm me Maqedoninë e Veriut, po thuajse me të gjitha anëtarët e NATO-s.

“Të gjithë gjenden para sfidës se si të sigurojnë më shumë vaksina dhe më shpejtë”, tha Shekerinska, ndërkaq ka bërë të ditur se këtu përjashtim bëjnë vetëm ShBA-të dhe Mbretëria e Bashkuar.
Ajo vlerëson se vaksina ka ndikim edhe në sigurinë e shteteve.