Shekerinska: Shumica e ushtarëve të ARM-së në Afganistan do të tërhiqen në korrik

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska tha se shumica e pjestarëve të ARM-së në misionin e NATO-së në Afganistan do të tërhiqen në korrik.
“Është misioni më i gjatë që për 20 vjet marrim pjesë. Ashtu siç shkuam bashkërisht u dakorduam që bashkërisht të tërhiqemi. Detaje nuk do të publikohen. Ushtarët tanë edhe pak kohë do të qëndrojnë atje”, tha Shekerinska.

Ajo shtoi se shumica e ushtarëve do të tërhiqen në korrik, por tërheqja do të jetë e kujdesshme dhe i vetmi qëllim është siguria e përfaqësuesve të NATO-s.
Ajo rikujtoi se para tre ditëve është kthyer ekipi kirurgjik si pjesë e spitalit të Norvegjisë.