Rnformatat kundër referendumit janë të rrejshme dhe të paargumentuara, ndërsa burojnë nga ata që i frikohen shtetit të drejtë. Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, në ceremoninë e sotme me rastin e 18 gushtit ditës së ARSM-së. Ajo tha se këto informata shpërndahen për të penguar perspektiven e vendit dhe anëtarësimin e tij në NATO. Ajo shprehi bindjen se ekonomia do ta ndjejë anëtarësimi e vendit në NATO, andaj u bëri porosi qytetarëve që të shfrytëzojnë mundësinë dhe të dëshmohen të guximshëm në referendum.
‘Gjatë disa javëve të ardhshme do të kemi mundësi historike, të shprehemi për një shtet më të mirë dhe më ndryshe. Shtet i cili do të njohët dhe pranohet si aleat nga e gjithë bota. Identitet që do të jetë maqedonas dhe i pakontestueshëm. Gjuhë që do të jetë e pakontestueshme. Shoqëri në suaza të aleancës së NATO-s, dhe si anëtare e ardhshme e BE-së dhe ardhmëri e qartë për qytetarët e saj. Ky vizion për fat të keq nuk i konvenon të gjithëve. Prosperiteti i Maqedonisë siç duket nuk është lajm i mirë për ata që nuk i ndajnë vlerat demokratike, ata që frigohen nga shteti i drejtë dhe mendimi kritik”, ka deklaruar Radmilla Shekerinska, ministre e mbrojtjes.
Ministrja e Mbrojtjes Shekerinska, tha se nga vend i izoluar dhe problematik, vetëm për një vit, Maqedonia u bë partner i besueshëm i NATO-s, aleatëve dhe fqinjëve. Ajo nënvizoi se një vit më parë ka dalë para një armate të lënë pas dore, reforma të bllokuara, buxhet të përgjysmuar. Ndërsa sot mund të definohen reformat mbrojtëse dhe të sigurohet anëtarësimi i merituar në NATO.
“Me rishikimin e buxhetit siguruam pagesë të rrogave pa pengesa, dallimi në qasje ishte e qartë, një nga masat e para që i morëm ishte rritja e rrogave të të punësuarve në mbrojtje për 10 për qind. Për më pakë se një vit e drejtuam padrejtësinë që zgjati thuajse një dekadë. Buxhetën në mbrojtje e rritëm për 15 për qind dhe siguruam mbështetje politike për rritje graduale për çdo vit të buxhetit të mbrojtjes që të i arrijmë standardet e NATO-s. Armata është pasqyrë e një shtetit, uniforma është pasqyrë e çdo personi, andaj këtë vit siguruam para për furnizimin e uniformave dhe çizmeve për të gjithë të punësuarit në armatë, siguruam buxhet për makineri inxhinerike dhe automjete joluftarake që do ti forcojnë kapacitetet e ARM-së për funksionin e saj bazë por edhe për mbështetjen e qytetarëve në raste krize, të cilat na ndodhin shpesh”, theksoi Radmilla Shekerinska, ministre e mbrojtjes.
Në ceremoninë e sotme zgjodh edhe shefi i ri i Shtatmadhorisë së ARM-së. Kjo detyrë iu besua gjeneral majorit Vasko Gjurçinovski. Me rastin e 18 gushtit, ditës së ARM-së, në ceremoninë e sotme morën pjesë krerët shtetëror, ish-ushtarak dhe ish-ministra të mbrojtjes.