Shekerinska: Njëqind herë gënjeshtra e përsëritur e VMRO-DPMNE-së nuk do të bëhet e vërtetë


VMRO-DPMNE do të gënjejnë çdo ditë sepse vetëm gënjeshtrat u kanë mbetur. Nuk mundën të gjejnë kurrfarë vërejtje në procedurë. Nuk mundeshin të thonë se është në katër sy. Nuk mundeshin të fshehin se ka pasur konkurrencë dhe ankand. Nuk mundeshin të sqarojnë pse 11 vjet e kanë lënë pas dore Armatën pa asnjë makinë inxhinierike. Dhe megjithatë ata morën një përgënjeshtrim të drejtpërdrejtë se makina e blerë aspak nuk është e njëjtë si ajo me të cilën e krahasojnë.

Tre ditë do t’ua përsërisim – bëhet fjalë makinë të ndryshme. Krahasoni të pakrahasueshme që ta mbuloni paaftësinë tuaj. Nëse ka pasur makina më të lira të cilat i kanë përmbushur kushtet nga specifikimi i parashtruar, do të kishte edhe oferta të tilla gjatë procedurës tenderiale, të cilat për ta kujtuar edhe një herë VMRO-DPMNE-në, ishte e hapur dhe transparente.

Dhe për këtë u ka mbetur vetëm të vazhdojnë të gënjejnë. Qartë anëtarësimi në NATO të cilin nuk mundën ta pengojnë u dhemb shumë. Siç u dhemb për pagat dhe pensione më të larta në Armatë, qiratë dhe mëditjet e paguara të cilat i premtonin dhe asnjëherë nuk i realizuan. U dhemb dallimi dhe vëmendja e dukshme nga shteti të cilën pjesëtarët e Armatës për herë të parë e kanë ndjerë dhe në shpalljen e fundit për pranim të ushtarëve janë paraqitur dhjetë herë më shumë kandidatë.

Njëqind herë gënjeshtra e përsëritur e VMRO-DPMNE-së nuk do të bëhet e vërtetë.

Ministria e Mbrojtjes