Shekerinska-Mehaj: Me rajon të sigurtë, në të ardhme të përbashkët evropiane

Maqedonia e Veriut kah fundi i vitit të kaluar si anëtare e NATO-s filloi edhe me forcat e saj të kontribuojë drejt misionit të Aleancës në Kosovë. Misioni ynë i përbashkët edhe këtu është qëllimi të cilin e ndajmë edhe me Qeverinë e Republikës së Kosovës është të sigurojmë siguri dhe stabilitet në tërë rajonin, siguri dhe stabilitet të Kosovës, të kemi me të vërtetë rajon i cili do të synojë drejt të ardhmes së përbashkët evropiane dhe euroatlantike. Kjo është e ardhmja të cilën e dëshironim edhe për qytetarët tanë dhe kjo është e ardhmja të cilën qytetarët e rajonit tonë tërësisht e meritojnë, deklaroi sot ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska pas takimit me ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, Armend Mehaj.

“Maqedonia e Veriut e mbështet dialogun Prishtinë-Beograd në drejtim të arritjes së marrëveshjes me të cilën do të garantohet paqja, stabiliteti, siguria dhe përparimi, jo vetëm i të dy vendeve, por edhe i rajonit në tërësi. Në të njëjtën kohë në çdo nivel në të gjitha asociacionet rajonale dhe organizatat kemi dhënë mbështetje të plotë në politikën e dyerve të hapura dhe shpresojmë se edhe me pjesëmarrjen e Republikës së Kosovës rajoni do të jetë me frymë shumë më të hapur dhe me shumë disponim më të madh të gjejë zgjidhje për problemet dhe të krijojë të ardhme më të mirë”, tha Shekerinska.

Ministrja Shekerinska u kthye edhe në bashkëpunimin në fushën e arsimit ushtarak. “Ne në vitin 2012 me të vërtetë si gjest të miqësisë dhe fqinjësisë së mirë e interpretuam vendimin që një pjesë e kuadrove tuaja t’i arsimoni në Akademinë tonë ushtarake. Ky ishte gjest i miqësisë, por edhe gjest i besimit ndaj jush dhe deri tani në Akademinë ushtarake u regjistruan tetë gjenerata të kadetëve, prej të cilëve pesë gjenerata tashmë e përfunduan shkollimin. Për momentin në Akademinë shkollohen katër kadetë kosovar, prej të cilëve tre vajza të reja ambicioze”, tha Shekerinska. Shtoi se bëhet fjalë për studentë të shkëlqyeshëm, kadetë të përkushtuar.

“E nënshkruajtëm Memorandumin për mirëkuptim i cili çon në bashkëpunim më të afërt dhe më të fuqishëm në fushën e një be*teje e cila bëhet e rëndësishme në të cilën merr pjesë e gjithë bota. Kjo është be*tejë kundër lajmeve të rre*me dhe dezinformatave. Nëse në të kaluarën ar*miku i vetëm ishte forca ushtarake, tani dezinformatat mund ta rre*zikojnë shëndetin, mund ta rre*zikojnë sigurinë dhe rajonin. Dhe prandaj me të vërtetë pres që me këtë Memorandum për mirëkuptim dhe bashkëpunim në lu*ftën kundër lajmeve të rre*me dhe dezinformatave si dhe zhvillimin e marrëdhënieve me opinionin të tregojmë edhe bashkëpunim të mirë rajonal, por edhe t’u ndihmojmë të dy shteteve”, potencon Shekerinska.

Në Ministri, siç theksoi, tashmë krijuam kapacitete të NATO-s për realizimin e trajnimeve në pjesën e marrëdhënieve me opinionin, ndërsa bëjmë edhe hapa vendosës përpara në krijimin e qendrës së veçantë për lu*ftë kundër lajmeve të rreme dhe dezinformatave. Shekerinska shfaqi shpresë se në fillim të shtatorit do të ketë seancë të përbashkët të të dy qeverive dhe se, siç tha, do ta dërgojmë porosinë se rajoni ynë ka mësuar nga gabimet e saj në të kaluarën dhe se me shumë ambicie, frymë të hapur moderne dhe miqësore shikon drejt sfidave tona të përbashkëta në integrimin e tërësishëm ndaj institucioneve evropiane dhe euroatlantike.