Shekerinska largohet nga Mbrojtja: Gjithçka u realizua 100%


Në Ministrinë e Mbrojtjes është realizuar pranim-dorëzimi i postit të ministrit.

Radmilla Shekerinska është larguar nga ty për t’ia lëshuar vendin Sllavjanka Petrovskës.

“Gjithçka realizuam për 100%. Treguam se mund të thyejmë barriera”, tha Shekerinska, transmeton TV21.

Ka falënderuar ushtarët, pasi siç tha, motivi kanë qenë ata për të bërë mbrojtjen më të mirë.

“Ju falënderoj që më mbështetët”, tha Shekerinska.

Ndërrimi i ministreve në Mbrojtje vjen pasi dje në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut është zgjedhur Qeveria e re.