Shekerinska: Cilat janë dallimet midis ndërhyrjes në Kongresin e SHBA dhe 27 prillit në Parlamentin e Maqedonisë?

U tregua që Demokracia mund të rrezikohet seriozisht kur pushteti politik është në duart e njerëzve për të cilët zyra është më e rëndësishme se shteti. Dhe të cilët nxisin përç*arje, urr*ejtje dhe dhu*në vetëm për ta mbajtur atë. Kur kjo ndodhi te ne, ishte një tro*nditje. Kur kjo ndodh në një demokraci të vjetër, pas njëqind kalimeve paqësore të pushtetit, është një paralajmërim, ka shkruar sot në Facebook Ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska, në lidhje me dhu*nën e djeshme në Kongresin Amerikan.

Shekerinska, e cila më 27 prill 2017 ishte në mesin e deputetëve të LSDM-së që u sulmuan dhe u lënduan gjatë ndërhyrjes së protestuesve në Parlamentin e Maqedonisë gjatë zgjedhjes së Talat Xhaferi si kryetar, thekson se nëse jemi të sinqertë do të pranojmë dallimet me 27 prillin, të cilat nuk janë në favorin tonë:

Më 27 Prill 2017, Radmilla Shekerinska ishte në mesin e deputetëve të LSDM-së që u sulmuan dhe u lënduan rëndë gjatë ndërhyrjes së protestuesve në Parlamentin e Maqedonisë.
Policia dështoi të ndalojë ndërhyrjen, por nuk lejoi asnjë anëtar të Kongresit të sulmohet ose të lëndohet. Nuk kishte kokë të thyer dhe gjakderdhje të përfaqësuesve të qytetarëve, prandaj edhe vullneti i qytetarëve u përmbush me transferim të suksesshëm të pushtetit.

Shumica dërmuese e Partisë Republikane e kundërshtoi zëshëm dhe qartë dhunën dhe ndërhyrjen. Nuk kishte asnjë “por”, asnjë justifikim qesharak, asnjë përqafim të “popullit të mbledhur spontanisht”… Ish Presidenti Bush, republikan, ishte ndër të parët që bëri thirrje për arsye, konfirmimin e zgjedhjes së Bajden dhe dënoi dhunën. Nënkryetari i tij, Çejni, një nga figurat më të fuqishme republikane, i ka mobilizuar të gjithë ministrat e deritanishëm të mbrojtjes për të nënshkruar një letër që bën thirrje për mendje të shëndoshë dhe se e kundërshtojnë keqpërdorimin e mundshëm të forcës ushtarake. Madje edhe vajza e Trampit vendosi të fshijë tvitin (cicërimin) e saj pasi u përpoq të shpallte dhunuesit “patriotë”.

Nënkryetari aktual Pens, pavarësisht presionit të madh dhe thirrjeve nga Tramp, mbeti i vendosur dhe siguroi transferimin e pushtetit brenda disa orësh. Ai nuk iku, nuk zvarriti, nuk kërkoi “garanci” qesharake. E respektoi vullnetin e qytetarëve. Dhe jo vetëm kaq. Pavarësisht nga besnikëria partiake dhe personale ndaj Tramp, ai e bëri të qartë në fund: “Ju që sollët çrregullim dhe dhunë në Kapitullin tonë, nuk fituat. Dhuna nuk fiton kurrë. Liria fiton. Kjo është akoma shtëpia e qytetarëve. Dhe ndërsa mblidhemi përsëri këtu, bota do të dëshmojë edhe një herë qëndrueshmërinë dhe forcën e demokracisë sonë.

4.Dhe, diçka tjetër. Nëse ndiqni mediat amerikane, do të shihni se shumica e gazetarëve dhe analistëve nuk hezitojnë të përdorin fjalën e duhur “terroristë” për ata që dëshironin të shkaktonin me dhunë një përmbysje politike, kundër vullnetit të qytetarëve.
“Demokracia amerikane ka mbijetuar. Siç mbijetoi edhe ajo e Maqedonisë më pak se katër vjet më parë. Duhet të jemi krenarë që mbijetuam dhe u shëruam nga trauma. Por disa njerëz duhet të kenë ende turp që edhe dhuna nuk i bëri ata të vetëdijshëm dhe se edhe sot ata nuk kanë forcën ose virtytin ta dënojnë dhe të distancohen. Nuk kishte asnjë Pens ose Bush midis tyre. “Amerika vetëm na e kujtoi atë.”, ka shkruar Shekerinska.