Një vit më parë, o Sulejman Rexhepi-Zharko, të pata thënë se, këtë Bajram e ke të fundit!
PJESËTARI I GRUPIT TË KUMANOVËS: “ROLEX” SULO LUTE ZOTIN TË TI FAL KRI.MET, SE NESËR DO JETË BAJRAMI I FUNDIT PËR TY SI KRYETAR I BFI!
Në fakt, në ditën e bajramit ti ike në Antali me atë kukullën tënde (Mustafa Dautin, kryehajnin tënd) dhe, praktikisht, ngele pa e falur atë bajram! E fale Bajramin e sivjemë dhe, ashtu siç të thamë atëherë, ja doli: ky Bajram ishte i fundit për ty në BFI!
Kungulli asnjë spiuni, asnjë krimineli, asnjë banditi, asnjë hajni, nuk i ka shkuar gjithnjë mbi ujë! As ty, pra! Ndoshta e ke pritur ndonjë fund më tragjik, më të dhimbshëm, por, Zoti Fuqiplotë kishte përcaktuar për ty këtë fund të turpshëm, të mëkatshëm, rezil, për ibret. Ku e kërkon ti shpëtimin? Te puthadorët e tu, a te Shaqir Fetahi?! Te ky kushuriri i Milaim Fetait- kuadrit të BDl-së i emëruar si ambasador i RMV në Kroaci?!Jo jo Sulo shpetimi nuk kërkohet te këta që i kanë shërbyr krimit, korrupsionit, spiunazhës, tradhëtisë? Se je shumë i prishur këtë e dëshmove edhe në fund: i urdhërove këta veglat e tua që të zhyten në zjarr dhe të të shpëtojnë ty! E zjarri djeg dhe shkrumbon gjithçka!
Ti ike, por, nuk është dashur t’i lëshë mbrapa kaklecat e tu! Të gjithë këta janë vepra të shpirtprishunisë tënde, prandaj, merri se askujt nuk i duhen! Ik me gjithë ata!
Sonte do të festojmë, do të këndojmë, dikur do të flejmë një gjumë të paqtë, duke e pëshpëritur lutjen: “Zot, para se t’ua marrësh shpirtin tradhëtarëve, nxiua fytyrën, katran”!
Iku edhe një udbash ndër ata të fundit!
Lum ata që të luftuan pandërprerë, e mjer ata që koketuan me ty për interese të imta si dhe mjerë ata që ishin pjesëmarrës në krimet e tua!!!