Shehu i thotë Shefqet Krasniqit: Martesa me 2 gra – mendësi mesjetare

Sekretari i Përgjithshëm i Bashkësisë së Tarikateve të Kosovës, Lulzim Shehu, ka thënë se ideja e martesës më dy gra ka mundur të merret si standard vetëm në mesjetë.

Shehu në një emision ka thënë se në shoqërinë kosovare kjo nuk mund të merret si standard, pasi siç ka thënë, është ide e tejkaluar.

“Del një lider fetar dhe fol se bën ta marrësh gruan e dytë pa e pyetur gruan e parë. Kjo është e tejkaluar. Në Mesjetë ndoshta ka mundur të merret kjo si standard, por jo në shoqërinë tonë”, ka thënë Shehu, duke iu referuar disa liderëve të fesë islame.