Shefqet Krasniqi shtrihet në QKUK, i rëndohet gjendja pasi u infektua me koronavirus

Hoxhë Shefqet Krasniqi është infektuar me COVID-19.
Mësohet se hoxhë Shefqet Krasniqi është shtrirë në Klinikën Infektive pasi iu rëndua gjendja shëndetësore.

E që Krasniqi ka probleme shëndetësore e kanë bërë të ditur edhe në faqen e tij ku njoftohen ndjekësit se në këtë javë ai nuk do të mbajë ligjëratën e përjavshme për shkak të problemeve shëndetësore.
“Këtë javë nuk do të mbahet ligjërata e përjavshme e tefsirit për arsye shëndetësore të hoxhës Shefqet Krasniqi, me lejen e Allahut do të vazhdojmë nga java e ardhshme”, thuhet në njoftimin në faqen e Krasniqit në facebook.