Shefqet Krasniqi eskalon kundër babadimrit: Është babadreq, mos i rreni femijët

Hoxha i njohur kosovar, Shefqet Krasniqi, ka folur rreth festave të fundvitit, madje duke eskaluar kundër babadimrit, ai e ka quajtur shkurtë me një fjalë ndryshe “babadreq”.

Krasniqi gjatë një interviste tha se mos i rreni fëmijët sepse ai nuk është babadimër, ai është babadreq.

“Mos i rrej fëmijët ka babadimër, ai është babadreq, pse po rren”, u shpreh hoxha.

Ai e ka krahasuar babadimrin edhe me majmunët, duke e cilësuar se është përrallë.
“Kjo i bije sikur me thanë prej majmuni jena, ku ka babadimër të vërtetë, përrallë është ajo”.

Tutje Hoxha Shefqet Krasniqi tha se kjo është haram festimi dhe sipas tij është “festë e dreqit”.
“Po thom La Ilaha Illa Allah po du xhenet, dhe pe festoj festën e dreqit, jo haram o”, tha Krasniqi.