Shefja e OBSH-së në Maqedoni: Covid-19 është 10 herë më vdekjeprurës se gripi normal

Shefja e OBSH-së në vendin tonë, Dr. Jihane Tawilah për emisionin “Programi 200” në Alsat tha se virusi Korona është një virus i ri dhe ka shumë kunfuzitet në popull, por absolutisht është shumë i rrezikshëm dhe është 10 herë më vdekjeprurës se sa gripi normal.

“Mendoj se në fillim të epidemisë njerëzit nuk e dinin çfarë të prisnin, dhe pastaj filluam të shohim shumë vdekje të shkaktuara nga ky virus. E para, duhet ta kuptojmë se virusi është një virus i ri, por ajo që kemi zbuluar është se nuk kemi parë diçka të tillë në mesin e njerëzve më parë. Pra, absolutisht askush nuk është imun, ose i mbrojtur kundër këtij virusi, sepse nuk jemi ekspozuar më parë. Pra, nuk ka imunitet natyral kundër këtij virusi. Dhe njëkohësisht ky është virus që shpërndahet lehtësisht nga pikat. Edhe nëse flisni, nëse kolliteni, teshtini, ose e pastroni fytin do të mund ta përcillni virusin përmes pikave. Jemi me fat që pikat nuk transmetohen në ajër pra nuk janë si transmetim aerosol, por ato mund të shkojnë disa metra, dhe kjo do të thotë nëse mbajmë distancë jemi në rregull. Ajo që është me rëndësi është se, po ashtu ndryshe nga influenca, virusi është prezent te njerëzit që janë asimptomatik pra ata nuk tregojnë asnjë simptomë, nuk kolliten, nuk kanë temperaturë nuk kanë vështirësi në frymëmarrje, pra nuk i shfaqin këto simptoma. Duke qenë vetëm bartës mundesh ta transmetosh atë. Përcjellja ndodh kur kollitesh, si dhe kur flet e përcjell virusin. Kjo është arsyeja pse janë të rëndësishme maskat, nëse përdoren me masat tjera. Më duhet tu them se është 10 herë më vdekjeprurëse sesa influenca. Fillon me infektimin e traktit të epërm respirator, por në shumë raste kur njerëzit sëmuren shkon te mushkëritë, por edhe shkon poshtë edhe te organet. Pra, shkakton dëme në veshkë, në zemër, në tru, enët e gjakut, vërtetë është virus dëmtues dhe vrastar- tha Tawilah.