Shefik Duraku përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se nga sot ka përfunduar çdo angazhim politik të tij pranë Aleancës për Shqiptarët, shkruan Pa Censurë.
Duraku tha se 5 vite punuam dhe kultivuam shpirtin opozitarë duke sakrifikuar në çdo moment,gjithnjë duke besuar se ndryshimi mund të ndodhë. Edhe pse ka ndërprerë angazhimet e tij me ASh-në, Duraku thotë se edhe më tutje do të jet miku i tyre sepse ka shumë miq e shokë të sinqertë e idealistë brenda Aleancës.
Lufta ime politike kundër këtij pushteti do të vazhdoj,sepse ky pushtet që moti është dashur që të ikë,por fatkeqësisht ende po qëndron,por ende ka kohë dhe mundësi që të bëjmë gjithçka për ta ndryshuar këtë pushtet, ka shkruar Duraku më tutje.
Për më tepër, mund të lexoni postimin e plotë të Durakut: