Biznesmeni kosovar Burim Piraj, ua ka dhënë rrogën e 14të punonjësve të tij. Këtë e ka bërë të ditur vet Piraj në statusin e tij në Facebook.
Thotë se ka një arsye pse e bëri këtë gjest, që e bën cdo vit.
Statusi I plotë I tij:
Falënderimi i pafund dhe lavdi i takojnë vetëm Zotit!
I falënderoj bashkëpunëtorët, konsumatorët dhe të gjithë njerëzit e mirë që kanë dhënë kontribut që të arrijmë ti realizojmë planifikimet për vitin që shkoj 2021 dhe sot dolëm faqebardhë duke i ekzekutuar pagat e 14’ta sipas planifikimit dhe traditës.
I lutemi të Madhit Zot për ditë më të mira për të gjithë besimtarët dhe mbarë popullin shqiptar!
Zoti ju bekoftë!
Paqja qoftë mbi ju!