Shefi i stafit të Vjosa Osmanit tallet, i kërkon Vuçiqit ta bëjë testin e ADN-së bashkë me Fahri Musliun

Shefi i stafit të presidnetes Vjosa Osmani, Blerim Vela, është përfshirë ne debatin që ka shpërthyer gjithandej dhe spekulimet se kinse gazetari kosovar në pension, Fahri Musliu “është babai i Aleksander Vucicit”.

Vela e ka ngacmuar sot presidentin serb, pasi Vuçiq ka publikuar një video në Instagram, ku shihet bashkë me babain e tij, e ku iu jep përgjigje edhe raportimeve të shumta nëpër media.

Shefi i stafit të presidentes Osmani i ka thënë Vuçiqit se duhet ta bëjë testin e poligrafit dhe analizat e ADN-së”.

Vela ka thënë se një gjë të tillë Vuçiq duhet ta bëjë bashkë me Fahri Musliun.

“Aco, është e kotë pa poligraf dhe analiza të ADN-së. Ti dhe Fahriu bashkë”, ka shkruar Vela.