Shefi i Rolls-Royce: Pa BMW-në do të vdisnim, nuk do egzistonim

Rolls-Royce po shijon rekord shitjesh në vitet e fundit. Në fakt, prodhuesi i automobilave britanik po merr aq shumë urdhra për Cullinan sa që nuk ka mundur të prodhojë mjaftueshëm njësi.
Ky sukses nuk do të ishte i mundur pa ndihmën e BMW – kompanisë bavareze që është pronare e Rolls-Royce dhe mbikëqyr të gjitha operacionet e saj.

Në fakt, Rolls-Royce është aq e varur nga BMW sa edhe CEO i markës me bazë në Goodwood, Torsten Muller-Otvos, kohët e fundit ka pranuar se Rolls do të ishte “e vdekur” pa ndihmën dhe mbështetjen e BMW Group.
Jo vetëm këtë, ai gjithashtu tha në një intervistë pë GoAuto se prodhuesi i makinave është jashtëzakonisht mirënjohës që ka mbështetjen inxhinierike dhe financiare nga Gjermania në kohën e rregullave të rrepta të emetimeve dhe standardeve të sigurisë.

“Unë jam i kënaqur që jam pjesë e Grupit BMW dhe do të thoja se Rolls-Royce do të ishte e vdekur pa BMW Group, nuk do të ekzistonim kurrë”, komentoi Muller-Otvos.
“Kjo markë dhe markat tjera të vogla, do të vdisnin të gjitha nëse nuk kanë një OEM që investon sa më herët në teknologji afatgjate dhe shumë të shtrenjtë, qoftë vozitje elektrike, qoftë autonome, qoftë ajo në përputhje me të gjitha rregullat ligjore në mbarë botën.” shtoi ai.