“Shefi i policisë kërkoi të mbyll ngjarjen”, policia i përgjigjet opozitës: Ja si është e vërteta


Deputeti demokrat Enkeled Alibeaj ka publikuar një video për të cilën thotë se tregon zjarrëvënien e qëllimshme të makinës së n/kryetarit të bashkisë në Mallakastër Hajredin Serjanaj.

Ai akuzoi policinë se po tenton ta mbyllë çështjen duke e cilësuar veprën si zjarr aksidental.
Por pas këtij reagimi të deputeti, ka ardhur dhe një përgjigje nga ana e policisë.

Policia në një sqarim për këtë rast shkuan se e kanë pasqyruar ngjarjen, por kanë dhënë e shkaqet vërteta duke mos fshehur asgjë.

Sqarimi nga Policia

Në lidhje me një status të publikuar në rrjetet sociale nga deputeti E.Alibeaj me pretendimi se “policia ka fshehur ngjarjen ku është djegur makina e Nënkryetarit të Bashkisë Mallakastër”, sqarojmë se:

Në informacionin paraprak për mediat është dhënë njoftim se paraprakisht dyshohet se djegia e makinës ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike në mjet.

Pas hetimeve të kryera dhe kqyrjes së kamerave, ka rezultuar se djegia e makinës dyshohet se është e qëllimshme dhe për këtë janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.

Të dy informacionet, (informacioni paraprak edhe informacioni pas hetimeve) janë pasqyruar në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit, konkretisht:

Ne date 24 gusht 2018:

“Mallakastër
Informacion paraprak
Në datën 24.08.2018, rreth orës 02:35, në lagjen “29 Nëntori” Ballsh, është djegur mjeti tip BMW (i parkuar) në pronësi të shtetasit H.S (Nënkryetar i Bashkisë Ballsh). Paraprakisht dyshohet se makina është djegur si pasojë e një shkëndije elektrike në mjet. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje”.

Ne njoftimin e publikuar ne date 25 gusht 2018:

“Në vijim të veprimeve për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit në mjetin tip “BMW”, të shtetasit H.S., 37 vjeç (Nënkryetar i Bashkisë Ballsh), u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal”.

Policia e Shtetit nen drejtimin e Prokurorise po vijon hetimet per zbardhjen e autoresise se ngjarjes.