Shefi i Pfizerit thotë se me gjasë duhet edhe doza e tretë e vaksinës anti-COVID

Drejtori ekzekutiv i Pfizerit, Albert Bourla, ka thënë se njerëzit “me gjasë” do të kenë nevojë për një dozë të tretë të vaksinës anti-COVID brenda 12 muajve nga vaksinimi i plotë.

Ai gjithashtu tregoi se është e mundur që njerëzit do të duhet të vaksinohen kundër koronavirusit çdo vit.
“Është jashtëzakonisht e rëndësishme të ‘eliminojmë’ grupin e njerëzve që mund të jenë të ndjeshëm ndaj virusit”, ka thënë ai. Ai shtoi se vaksinat do të jenë një mjet i rëndësishëm në lu*ftën kundër varianteve shumë ngjitëse.

Komenti vjen pasi drejtori i Johnson & Johnson, Alex Gorsky, ka thënë në shkurt se njerëzit mund të kenë nevojë të vaksinohen kundër COVID-19 çdo vit, ashtu si vaksinat sezonale të gripit.
Studiuesit ende nuk e dinë se sa zgjat mbrojtja ndaj virusit pasi dikush është vaksinuar plotësisht.

Pfizer ka thënë në fillim të këtij muaji se vaksina e saj anti-COVID ishte më shumë se 91% efektive në mbrojtjen kundër koronavirusit dhe më shumë se 95% efektive kundër sëmundjes së rëndë deri në gjashtë muaj pas dozës së dytë. Vaksina e Moderna, e cila përdor teknologji të ngjashme me atë të Pfizerit, gjithashtu u tregua shumë e efektshme në gjashtë muaj.