Shefi i OKB-së: Njerëzimi po luan me ar*më të mbushur

Berlin, Germany - November 04: Antonio Guterres, High Commissioner for Refugees of UNHCR, attends a press conference in german foreign office on November 04, 2015 in Berlin, Germany. (Photo by Michael Gottschalk/Photothek via Getty Images)

Qyteti japonez, Hiroshima, ka kujtuar më 6 gusht su*lmin e parë me bo*mbë atomike të 77 vjetëve më parë. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka shfrytëzuar këtë ceremoni për të paralajmëruar kundër krijimit të ar*mëve bërthmore. Ai ka folur për rre*ziqet që vijnë nga kriza në Ukrainë, në Lindje të Mesme, si dhe në Gadishullin Korean.

“Njerëzimi po luan me ar*më të mbushur”, ka thënë Guterres. “Dhjetëra mijëra njerëz janë vrarë në këtë qytet sa hap e mbyll sytë. Gratë, fëmijët dhe burrat janë djegur në zjarr”, ka thënë ai. Sot “krizat e lidhura me çështje bërthamore po përhapen shpejt – në Lindje të Mesme, në Gadishullin Korean dhe si pasojë e luftës së Rusisë në Ukrainë”, ka thënë mes tjerash Guterres.

“Ne duhet të pyesim se çfarë kemi mësuar nga tymi që është përhapur në formë kërpudhe në këtë qytet?”. Para agimit, të mbijetuarit e su*lmit dhe familjarët e tyre kanë dërguar lule dhe janë lutur në vendin përkujtimor në Hiroshima. Rreth 140,000 njerëz kanë vdekur si pasojë e bo*mbardimit të Hiroshimas nga Shtetet e Bashkuara gjatë Luftës së Dytë Botërore, përkatësisht më 6 gusht të vitit 1945. Në këtë shifër përfshihen edhe personat që kanë vdekur pas ekspozimit në rrezatim. Tri ditë më vonë, bo*mba e dytë atomike është hedhur në qytetin Nagasaki, duke lënë të vdekur 70,000 persona. Për pasojë, Japonia është dorëzuar më 15 gusht.