Shefi i MPB-së dëshmoi në rastin “Monstra”, si dëshmitar propozohet edhe …

Shefi i sektorit për mbikëqyrje në vendin e ngjarjes pranë SPB Shkup, Goran Miloshevski, është dëshmitari i sotëm i cili dha dëshmi në lëndën “Monstra”, gjegjësisht lidhjen e tij me automjetin “Opel Omega”, i gjetur në vendin Vrazhivir.

“Më 13 prill në punë isha nga ora 07.00 deri në ora 15:00. Nga askush nuk kam marrë ndonjë njoftim se në Vrazhivir është gjetur veturë. Nga eprori Vllado Mirçevski, u njoftova se në Vrazhivir me siguri është gjetur një automjet që lidhet me ngjarjen e 12 prillit”, ka thënë Milloshevski. Ai gjithashtu theksoi se aspak nuk e ka parë automjetin.
“Ne morëm lajmërim nga Qendra për njoftime dhe komanda, ka shërbime të tjera të cilat përpunojnë njohuri operative, kompetenca jonë është për inspektim në vendin e ngjarjes”, potencoi Milloshevski.

Në ndërkohë mbrojtja e të akuzuarve parashtroi listë të dëshmive të propozuara të cilat duhet të prezantohen në seancat e ardhshme. Mes dëshmitarëve të cilët i propozoi mbrojtja është edhe Mile Janakievski, për bisedën lidhur me ish-ministren e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska. Seanca e ardhshme është caktuar për më 31 gusht. Për vr*asjen e 12 prillit të vitit 2012, kur u vranë pesë djem të rinj akuzohen Halil Demiri dhe Afrim Ismailoviq (në arrati) dhe Agim Ismailoviq, Fejzi dhe Haki Aziri dhe Sami Luta. Gjykimin për këtë lëndë e zhvillon dyshja gjyqësore Ognen Stavrev dhe Osman Shabani, ndërsa aktakuzën e përfaqësojnë prokurorët Fatime Fetai dhe Gavril Bubevski.