Shefi i Modernas tregon se kur mund të marrë fund pandemia

Shefi Ekzekutiv i Modernas Stéphane Bancel thotë se pandemia e koronavirusit mund të përfundojë brenda një viti pasi rritja e prodhimit të vaksinave siguron furnizime globale.

“Nëse shikoni zgjerimin e gjerë të industrisë të kapaciteteve prodhuese gjatë gjashtë muajve të fundit, doza të mjaftueshme duhet të jenë në dispozicion deri në mes të vitit të ardhshëm në mënyrë që të gjithë të mund të vaksinohen” tha ai për gazetën zvicerane Neue Zuercher Zeitung.

Vaksinimet së shpejti do të jenë në dispozicion edhe për fëmijët, tha ai.