Shefi i Klinikës Interne në Graz, Abdyli: Vala e dytë e virusit mund të ndodh në vjeshtë

Dr. Lekë Abdyli, shef klinike në një spital në Graz të Austrisë, po konsideron se vala e dytë e pandemisë Covid-19 mund të ndodhë pasi shtetet t’i rihapin kufijtë. Ndërsa edhe stina e vjeshtës është një mundësi e përhapjes, pasi që viruset jetojnë në temperaturën që ju përshtatet. Influenca më e madhe e përhapjes është nga vjeshta deri në dimër

Kështu po konsideron kryemjeku kosovar i Klinikës Interne në një Spital në Graz të Austrisë, Lekë Abdyli.

Abdyli në një intervistë për portalin “Front Online”, ka thënë se aktualisht Evropa dhe Amerika janë duke u përballur me virusin më agresiv, pasi sipas tij, Covid-19 ka pësuar dy-tri mutacione.

“Një mundësi është gjatë rihapjes së shteteve, rihapjes së kufijve. Mundësia e dytë është në vjeshtë. Se në vjeshtë zakonisht viruset e kanë temperaturën që e do më shumë. Edhe virusi i influencës shfaqet më shumë, prej vjeshtës në dimër. Deri në 60 gradë jeton. Për ata po paraqitet edhe në vendet afrikane. Unë besojë që është një lloj i virusit, por me dy-tre mutacione. Në Evropë dhe në Amerikë aktualisht është ai më agresivi”, ka thënë Abdyli.

Si u shfaq rasti i parë me Covid-19 në Austri? Tregon mjeku kosovar

Mjeku nga Kosova ka pohuar se jozyrtarisht rasti i parë në Austri ka ndodhur në fund të muajit shkurt 2020, pasi dy shtetas italianë kishin shkuar për pushime atje.

Ai tregon se si shtetasit austriak janë befasuar kur për një periudhë të shkurtë kanë parë shumë mjete me dezinfektues.

“Rasti i parë ka qenë në fund të muajit shkurt kur patën ardhur dy shtetas italianë në pushime. Ata janë diagnostifikuar në hotel. Informatat jo zyrtare qysh dihet, do të thotë se

kjo ka qenë e ditur edhe gjatë kohës se open-ball-it në muajin shkurt në Austri. Njerëzit janë çuditur kur kanë parë shumë mjete dezinfektuese në atë ballë”, tha Abdyli.

Sipas tij, aktualisht në Austri, kurba e personave të infektuar është zvogëluar në 0.5 për qind.

“Situata është momentalisht stabile. Ajo kurba e infeksioneve është zvogëluar në 0.5 për qind. Kurba e të shëruarve është diku 0.56 për qind. Nuk dihet se si to zhvillohet situata. Se kur do të hapët shteti plotësisht. Restorantet janë hapur javën e kaluar. Kur të hapet gjithçka atëherë dihet si do të zhvillohet pandemia”, tha më tutje Abdyli.