Shefi i CIA-s në Qeveri, pritet të takohet me kryeministrin Kurti


Shefi i CIA-s, William Burns pas pritet të takohet me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në objektin e Qeverisë së Kosovës, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Ai tashmë ka arritur në objektin e Qeverisë së Kosovës.

Burns zbarkoi në Prishtinë mesditen e së enjtes, për t’u takuar me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Ky takim i tyre nuk ishte paralajmëruar nga zyra e Osmanit.

Në Prishtinë, drejtori i CIA-s erdhi pas vizitës në Sarajevë e Beograd. /Reporteri.net/