“Shefat më kanë kërkuar favore seksuale”, moderatorja e sportit tregon se si ia bëjnë ftesën

Moderatorja sportive Sabina Mete ka treguar se është përballur me vështirësi kur ka kërkuar punë.

Ajo ka rrëfyer se shefat ku ka aplikuar për vend pune i kanë kërkuar favore seksuale.

E ftuar në “Natën me Aulonën”, moderatorja tregoi se për të ka qenë shumë e vështirë.

“Bisedën e bën në zyrë dhe nuk mund ta bësh duke pirë një gotë verë jashtë, sepse vera pihet me miqtë dhe jo me shefin. Që këtu fillon e gjitha tek ajo ftesa sepse ti e din që çdo bisedë pune bëhet në zyrë, prandaj janë bërë zyrat”, tha ajo.

Pjesë nga biseda:

Sabina Mete: Ka qenë në rrugë e gjatë dhe shumë e vështirë për të arritur deri këtu dhe sidomos kur je vajzë.

Pse e vështirë?

Sabina: E vështirë sepse kam trokitur në shumë dyer para se të filloja tek redaksia e sportit në RTSH. Nuk flitet shumë për këtë, janë favoret seksuale. Nuk flitet janë tabu. Megjithatë jam përballur edhe me këto dhe për në vajzë 20 vjeçare që sapo del nga bankat e shkollës është shumë e rëndë.

Si bëhet propozimi për favoret seksuale?

Sabina Mete: Kur shkon të japësh një intervistë pune, bisedën e bën në zyrë dhe nuk mund ta bësh duke pirë një gotë verë jashtë, sepse vera pihet me miqtë dhe jo me shefin. Që këtu fillon e gjitha tek ajo ftesa sepse ti e din që çdo bisedë pune bëhet në zyrë, prandaj janë bërë zyrat. Gota e verës është shumë intime për ta pirë me shefin e punës, kështu që këtu fillon gjithçka.

Si je përgjigjur ti?

Sabina Mete: Jam shumë e drejtpërdrejtë, gotën e verës unë e pi me miqtë e mi dhe jo me atë që pretendon të bëhet shefi im në punë.