SHBA zbulon hilen e këngëtarëve shqiptarë! Mblidhnin para me fshesë, tashmë ju ndalohet hyrja

U përfol në media se disa prej këngëtarëve shqiptarë u ishte hequr e drejta për të hyrë në SHBA dhe u është refuzuar viza.

Ndër të parët që u lakua për vendimin e rreptë të SHBA-ve ishte këngëtari Gena, të cilit i është ndaluarhyrja në Amerikë përjetësisht.

Disa prej emrave të tjerë të përmendur janë Shkëlzen Jetishi (Xeni), Afrim Muqiqi, Majk etj.

Sipas Gazeta Metro, Genës i është ndaluar përjetësisht hyrja në territorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shkak se nuk ka paguar detyrimet tatimore mbi koncertet e mbajtura në shtetin amerikan. Në një intervistë për Klan Kosova, menaxherja e Genës i ka mohuar këto zëra duke u shprehur bëhet fjalë për të tjera çështje.

Sipas Klan Kosova, arsyeja pse SH.B.A u ka refuzuar vizën këngëtarëve lidhet me vizat turistike dhe shfrytëzimin e tyre për punë. Pra, për të punuar në një vend të caktuar të duhet me patjetër vizë pune, jo turistike.