HBA ka vendosur sanksione ndaj rrethit të ngushtë të presidentit rus, Vladimir Putin, përfshirë vajzat e tij.
Lista gjithashtu përfshin familjen e ministrit të Jashtëm, Sergei Lavrov dhe bankat kryesore në Rusi.
Masat e reja vijnë pas zbulimit të mizorive të trupave ruse në Ukrani, përfshirë trupat e civilëve të masakruar në rrugët e Bucha, afër Kievit.
Rusia thotë se imazhet janë të sajuara nga zyrtarët e Kievit.
Edhe pse imazhet satelitore tregojnë civilë të vrarë gjatë kohës që rusët kishin në kontroll Bucha, Putin tha të mërkurën se “është provokim nga regjimi i Kievit”.
SHBA thotë se vajzave të Putinit, Katerina Vladimirovna Tikhonova dhe Maria Vladimirovna Vorontsova, u janë bllokuar pronat.
Sipas Uashingtonit, vajzat e Putinit ishin shënjestër e sanksioneve për shkak se kanë në kontroll asete të babait.
Ndërkohë dhe Mbretëria e Bashkuar ka vendosur sanksione të reja ndaj 8 oligarkëve dhe bankave ruse.
Bashkimi Evropian po diskuton mundësinë për të ndaluar importin e qymyrit.