SHBA – Trump: Nëse Biden fiton, amerikanëve do t’u duhet të mësojnë kinezisht

Gjatë një interviste për radion “Fox Sports”, Donald Trumpi kritikoi qëndrimin e rivalit demokrat Biden në lidhje me Kinën.
“Nëse zgjedhjet nuk arrij t’i fitoj unë, Kina do të zotërojë SHBA-në dhe më pas amerikanët do të detyrohen të mësojnë kinezisht”, tha ai.

Trump sqaroi më tej se marrëdhëniet e tij me Presidentin e Kinës, Xi Jinping, janë përkeqësuar pas pandemisë së koronavirusit dhe se ai nuk ka folur prej një kohe të gjatë me homologun kinez.
“Unë kisha një marrëdhënie të shkëlqyer me Presidentin Xi. Ai më pëlqente, por tani nuk ndjehem njëlloj si më parë, sepse ata nuk bënë atë çfarë duhet të bënin për sa i takon COVID-19”, u shpreh lideri amerikan duke theksuar se edhe qëndrimi politik i tij është prekur nga virusi që u shfaq në Kinë.
“Para se të vinte murtaja kineze (COVID-19) në vendin tonë, unë mendoj se edhe George Washingtoni do ta kishte të vështirë të më mposhtte mua në zgjedhje”, komentoi Presidenti Trump.