Në SHBA është aktualizuar një debat mbi urre*jtjen islamofobike pasi një studente muslimane me origjinë pakistaneze është sulmuar me acid në fytyrë në Long Island të New York-ut, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një intervistë për kanalin lokal WCBS, Nafiah Ikram (21) tha se ajo u sulmua me acid nga një person i panjohur i cili vrapoi pas saj gjatë rrugës për në shtëpinë e saj në Elmont.
Duke deklaruar se ajo ishte shtruar në spital për tri javë pas sulmit, Ikram tha se acidi i shkaktoi djegie të forta të përhershme në fytyrë, sytë, qafë dhe duar.
“E gjithë jeta ime ka ndryshuar në pesë minuta. Tani unë mund t’i dalloj vetëm ngjyrat. Dua të di se cili është shkaku i këtij sulmi. Çfarë mund t’i kisha bërë dikujt që ta meritoj këtë?”, tha ajo.
Ndërkaq, babi Sheik Ikram tha po ashtu se nuk kishin asnjë armiqësi me askënd dhe nuk mund ta kuptojnë se kush dhe pse e kreu su*lmin.
Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islame (CAIR) në New York ka bërë thirrje që autori të gjendet sa më shpejt që të jetë e mundur, dhe që sulmi të hetohet si krim i urrejtjes antimuslimane.
Departamenti i Policisë së Qarkut Nassau u kërkoi qytetarëve shkëmbim të informacioneve duke ofruar një shpërblim prej 10.000 dollarësh për kapjen e sulmuesit që u arratis me një automjet Nissan Altima të kuq pas incidentit.