Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja (OFAC) e Zyrës së Jashtme amerikane ka zgjeruar sot ‘listën e zezë” edhe me nëntë persona dhe disa kompani nga Serbia. Ata janë shtuar në listë pasi janë duke u lidhur me Slobodan Tesiq, një tregtar armësh që ka qenë në listë që nga fillimi i vitit. Lista e zgjeruar përfshin përfaqësuesin e Tesiq në tregtinë ndërkombëtare, Goran Andriq, i cili drejton drejtpërdrejt ose tërthorazi Velcom Trade Beograd dhe i cili përveç nënshtetësisë serbe, mban nënshtetësi edhe të Bosnjës dhe Britanisë së Madhe. Në listë bëjnë pjesë edhe drejtori dhe sekretari i Finrost në Qipro dhe përfaqësues i kompanisë Falcon Strategies, Esad Kapidziq, menaxheri i përgjithshëm i Partizan Tek, Nebojsha Sarenac Tehnoglobal sistem Beograd dhe drejtori i Partizan Tek Zoran Petroviq. Po ashtu, në listë janë edhe pronari i kompanisë “Vektura trans” Milan Subotiq, përfaqësuesi i kompanisë “Araneks” Zelimir Petroviq, pronari i 50 për qind i kompanisë “Falcon strategies” Sreten Cvjetkoviq dhe drejtori i “Tehnoglobal sistems” Lubo Mariçiq. Lista përfshin gjithashtu ndërmarrjet Munstorm dhe Tardigrade Limited nga Qipro, si dhe Divert Limited Business të Hong Kong-ut. Pasuritë e këtyre individëve dhe kompanive të vendosura në Shtetet e Bashkuara janë bllokuar.