ShBA sekuestron jahtin 300 milionë dollarësh të oligarkut rus në Fixhi

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki tha se një jaht në vlerë prej 300 milionë dollarësh që i përkiste oligarkut rus, Suleiman Kerimov u konfiskua në Fixhi.
“Jahti super luksoz prej 300 milionë dollarësh i miliarderit rus, Kerimov u sekuestrua në Fixhi. Ky sekuestrim është kryer nga qeveria e Fixhit me kërkesë të SHBA-së”, tha Psaki.

Fixhi sekuestroi jahtin më 15 prill
Shteti ishullor Fixhi, i vendosur në pjesën jugore të Oqeanit Paqësor, njoftoi se është sekuestruar jahti super luksoz 106 metra i gjatë që i përkiste miliarderit rus, Suleiman Kerimov, i ankoruar në Queens Wharf të qytetit të Lautoka.

Shefi i policisë së Fixhit, Sitiveni Qiliho tha se hetimi filloi kur jahti mbërriti në Queens Dock në Lautoka Harbor disa ditë më parë.