SHBA, nuk keni nevojë për maska ose distancim social nëse jeni vaksinuar

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë një hap të madh në lu*ftën kundër Covid-19. Së fundmi SHBA ka hequr si masë mbajtjen e maskës nga personat e vaksinuar.
Njerëzit plotësisht kundër Covid-19 nuk kanë nevojë të përdorin maskë ose të mbajnë distancim social në ambientet e jashtme dhe të brendshme. Këtë lajm e dha drejtoresha e Qendrës për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve në SHBA.

“Në qoftë se jeni plotësisht të vaksinuar ju mund të filloni të bëni gjëra që më para si keni bërë për shkak të pandemisë”- tha Dr. Rochelle Walensky në një konferencë në Shtëpinë e Bardhë.
“Ne të gjithë e kemi dëshiruar këtë moment, kur ne mund të riktheheshim në një sens të normalitetit”- shtoi ajo.