Gratë muslimane të veshura me shami në qytetin Newark, New Jersey, tani do të jenë në gjendje të punojnë si gra police.
Gratë myslimane që punojnë në polici nuk do të ndalohen më të mbajnë hixhabin si pjesë e një uniforme policie.
Shefi i Sigurisë Publike të Newark-ut, Brian O’Hara u tha gazetarëve se ata respektojnë të gjitha fetë.
“Ky vendim do të na ndihmojë të tregojmë vizualisht publikut se ne respektojmë ndjenjat fetare dhe fenë e të gjithë njerëzve,” tha O’Hara.
Kryebashkiaku Ras Baraka kujtoi se Departamenti i Policisë Newark ishte i pari në shtet që lejoi myslimanët dhe sikët të rritnin mjekra në përputhje me bindjet e tyre.
Vendimi për të lejuar gratë myslimane të mbuluara të punojnë si oficerë policie në qytet u mor me kërkesën e një gruaje muslimane që punonte në forcën e policisë Newark.