SHBA ndihmon Haitin në he*timin e vr*asjes së presidentit

Haiti's President Jovenel Moise speaks with Reuters, in Port-au-Prince, Haiti November 15, 2019. Picture taken November 15, 2019. REUTERS/Jeanty Junior Augustin REFILE - CORRECTING DATE

Shtetet e Bashkuara janë duke ndihmuar Haitin në he*timet për vr*asjen e presidentit, Jovenel Moise, ka thënë Departamenti amerikan i Shtetit. Shtëpia e Bardhë ka lënë të hapur mundësinë e dërgimit të trupave ushtarake, me kërkesë të Haitit.

Departamenti amerikan i Drejtësisë, ka thënë se ai, bashkë me agjenci tjera qeveritare në SHBA, janë duke i ndihmuar policisë në Haiti “me kërkesë të Qeverisë haitiane”.
“Zyrtarët amerikanë kanë kryer një vlerësim fillestar në Haiti. Departamenti do të vazhdojë të mbështesë Qeverinë haitiane në rishikimin e fakteve dhe shkaqeve që lidhen me këtë su*lm rrënqethës”, ka thënë Departamenti i Drejtësisë përmes një deklarate.
Në të është thënë edhe se Departamenti do të he*tojë nëse është shkelur ndonjë ligj amerikan.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, ka thënë se SHBA-ja është ende duke analizuar kërkesën e bërë nga kryeministri në detyrë i Haitit, për dërgim të trupave amerikane atje, me qëllim të ofrimit të ndihmës për sigurim të aeroportit dhe infrastrukturës tjetër, pas vr*asjes së presidentit Moise javën e kaluar.
Ajo ka thënë se, ndonëse administrata Biden nuk ka hedhur poshtë mundësinë e dërgimit të trupave, udhëheqësia politike në Haiti mbetet e paqartë.

Zyrtarët amerikanë kanë udhëtuar në Haiti më 11 korrik, për të analizuar situatën, si dhe janë takuar me tre politikanë, të cilët kanë dhënë arsye të ndryshme pse duhet marrë pushtetin.
“Çfarë ka qenë e qartë në këtë udhëtim është se ka mungesë të qartësisë për të ardhmen e udhëheqësisë politike”, ka thënë Psaki.

Presidenti amerikan, Joe Biden, u ka thënë gazetarëve se administrata e tij “është duke shikuar nga afër” zhvillimet në Haiti.
“Njerëzit e Haitit meritojnë paqe e siguri, dhe liderët politikë në Haiti duhet të bëhen bashkë për të mirën e shtetit”, ka thënë Biden.
Moise, 53-vjeçar, ësjtë qëlluar në orët e para të mëngjesit të 7 korrikut në rezidencën e tij, derisa gruaja e tij Martine, është e plagosur rëndë.

Kryeministri në detyrë, Clause Joseph, ka thënë se tani është në krye të shtetit, i cili nuk ka parlament aktiv dhe ka dështuar të mbajë zgjedhjet legjislative në tetor të vitit 2019.
E drejta e Joseph për të udhëhequr shtetin është sfiduar nga dy politikanë tjerë, kryeministri i nominuar më parë, Ariel Henry dhe presidenti i Senatit, Joseph Lambert.
Autoritetet në Haiti kanë thënë se një grup vr*asësish, duke përfshirë 26 kolumbianë dhe dy haitianë-amerikanë, kanë kryer vr*asjen.